Teksa nga njëra anë Gjermania po i shtyen negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nga ana tjetër po negocion me Kosovën për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, shkruan Sputnik.
Sipas mediumit rus, autoritetet në Prishtinë kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e inteligjencës gjermane për prokurimin e topave dhe sistemeve të raketave antitank për ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e armëve të vogla dhe armë moderne të këmbësorisë.
Me armatimin e Kosovës, sipas Sputnikut Gjermania po i shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 e ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.
Shqiptarët e Kosovës deri më tani, shkruan Sputnik, kanë shpenzuar rreth 170 milionë euro në Gjermani për blerjen e armëve, pajisjeve dhe trainimit të anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe po negociojnë blerjen e pushkëve automatike gjermane G-36 (Heckler dhe Koch) dhe tankeve Leopard 2.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…