FOTO&VIDEO

Media spanjolle “El Pais”: Shqipëria, destinacioni i 2026-ës

Përballë ngopjes së destinacioneve klasike evropiane, media spanjolle “El País” rekomandon Shqipërinë për turistët që kërkojnë pushime më të lira dhe ku nuk ka turizëm masiv.

Përballë turizmit masiv në destinacionet klasike evropiane, vende si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria po fitojnë terren në mesin e turistëve që kërkojnë pushime më të lira dhe më pak të populluara. Kështu shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Pais”.

Vendet e Ballkanit vazhdojnë të thyejnë rekordin me numrin e lartë të turistëve. Më shumë se 1.1 miliardë turistë udhëtuan në vendet ballkanike midis janarit dhe shtatorit 2025, sipas raportit të fundit të Barometrit Botëror të Turizmit, të kryer nga OKB-ja.

Mes vendeve ballkanike, Shqipëria rekomandohet si destinacioni i parë për të shijuar një udhëtim gjatë vitit 2026.

E njohur si Toka e Shqiponjave, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më popullore. Nuk është çudi që në vitin 2025 ajo priti mbi 12 milionë turistë, një shifër pothuajse pesë herë më e madhe se popullsia e saj.

Tirana i bashkohet listës së kryeqyteteve evropiane më të vizituara nga turistët, pjesërisht falë aeroportit që ndodhet aty. Turistët mund të bëjnë një shëtitje nëpër Sheshin Skënderbej, sheshin kryesor të qytetit, të vizitojnë Xhaminë Et’hem Beu, Muzeun Kombëtar ose Bibliotekën Kombëtare.

Shqipëria gjithashtu krenohet me thesare arkeologjike si Parku Arkeologjik i Butrintit dhe qytete të bukura historike si Berati dhe Gjirokastra. Nëse jeni duke kërkuar një vend të izoluar, Thethi është porta hyrëse për në Alpet Shqiptare dhe fshatin e bukur të Valbonës.

Sipas artikullit, një numër më i madh turistësh tërhiqen nga Riviera Shqiptare, falë plazheve të saj magjepsëse. Riviera Shqiptare shtrihet midis Vlorës dhe Sarandës në detin Jon, me ujëra kristal të pastër, bukuri natyrore dhe çmime të arsyeshme. Vendet kryesore përfshijnë Ksamilin, Gjirin e Dafinës dhe Syrin e Kaltër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago