LAJME

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.

Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.

Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.

Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

23 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago