LAJME

Mediat në Serbi: Faton Hajrizi refuzoi të dorëzohej, u konfrontua me policinë

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e një polici dhe plagosjen rëndë të një tjetri në Loznicë është likuiduar.

Sipas mediave në Serbi, ai u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku gati 40 orë më parë dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi një tjetër.

Siç raportohet ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtënash në drejtim të policëve që e kanë rrethuar.

Sipas mediave ai ka qëlluar në drejtim të policëve që e kanë rrethuar dhe ata kanë shpëtuar nga jelekët antiplumb dhe helmetat që kishin.

Madje, mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet e të vrarit. Ndonëse identiteti i tij mbetet ende i pakonfirmuar, raportohet se bëhet fjalë për Faton Hajrizin.

Autoritetet serbe sot e kanë shpallur në kërkim Faton Hajrizin, i cili dyshohej për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e një tjetri, në Loznicë të Serbisë.

Faton Hajrizi, dy javë më parë u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë, një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.

Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, por i njëjti tha për mediat e Kosovës se nuk ka gisht në vrasje dhe se vëllai i tij, Fatoni ia ka vjedhur dokumentet personale.

Për rastin janë arrestuar edhe tre persona në Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago