Vallja e Tropojës është një ndër vallëzimet më të famshme dhe të lashta të shqiptarëve.
Por, kjo valle është rikthyer të jetë trend edhe në kohët moderne nëpërmjet video memes – një koncept bashkëkohor i shakave në internet.
Madje një video meme e publikuar në rrjetet sociale së fundmi në internet, në të cilën shfaqet aktori fitues i çmimit Oscar, Jamie Foxx duke vallëzuar nën ritmet e Valles së Tropojës, i ka hutuar mediat në Shqipëri.
Aktori i njohur amerikan kërcen vallen e Tropojës në mes të emisionit on Vidnews.
Mediat online atje e kanë publikuar si lajm të vërtetë këtë shaka të rrjeteve sociale, ndonëse produkti i vërtetë i emisionit është krejt tjetër.
“Aktori i njohur amerikan kërcen vallen e Tropojës në emision (Video)”, shkruajnë mediat shqiptare.
Në fakt, Foxx, i paraqitur në emisionin “The Late Show with Stephen Collbert” në muajin maj të vitit 2018, kishte hyrë në emision duke vallëzuar nën shoqërinë e muzikës jazz të orkestrës së emisionit.
Kjo dëshmohet në videon e plotë të emisionit të drejtuar nga shoumeni dhe satiristi i njohur amerikan, Stephen Collbert, të publikuar në kanalin zyrtar të “The Late Show with Stephen Collbert” rreth një vit e gjysmë më parë.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…