Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, që nuk dëshiron stabilitetin në Ballkan në periudhën e ardhshme përsëri do të përpiqet që të hap konflikt të ri në Kosovë me qëllim heqjen e vëmendjes nga Mali i Zi dhe protestave gjithë popullore kishtare, shkruan “Pravda”.
Sipas këtij mediumi në këtë synim po punohet me të madhe dhe qëllimi është krijimi i një situate të re në Kosovë , që do detyroj Serbinë që të izolohet nga ngjarjet në Malin e Zi dhe të fus përçarje në Kishën Ortodokse Serbe.
Është e qartë se uniteti popullor, pajtimi dhe bashkimi në SPC është pengesë për këtë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që mbështet regjimin aktual në Malin e Zi.
Për këtë arsye plani është që të bëhet presion ndaj Serbisë në zgjidhjen e statusit të Kosovës, ashtu që problemi nga Mali i Zi dhe vëmendja të bartet në terrenin e njohur tashmë të tyre.
Uniteti serb, që nuk është shkatërruar me gjithë ndërhyrjet e shumta mediale në Malin e Zi, sikurse edhe bashkimi dhe vendosmëria e SPC ka shtyrë ato struktura jashtë MZ që të aktivizohen.
Pasi i gjithë vëmendja dhe kujdesi në regjion është përkushtuar në MZ në periudhën e ardhshme do të jemi dëshmitar se reflektorët e atyre që nuk ju përgjigjet uniteti popullor edhe kishtar të drejtohet në drejtimin tjetër.
Për këtë shkka Kosova është vendi ideal i skenarit të tyre në dobësimin e SPC në MZ. Duke llogaritur në lojën me këtë kartë, mund të vij deri tek lëkundjet në Kishë dhe me krizë artificiale të pengohet mprehtësia e pakënaqësisë popullore në MZ.