POLITIKE

Mediat serbe: Kurti ishte i përzgjedhuri gjerman, por dikush përzihu “gishtat”

Gjithnjë e më shumë është e qartë se marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës nuk do të ketë as në këtë vit, përkundër presioneve të fuqishme të ShBA-ve që sa më parë të gjendet zgjidhja.

Rënia e qeverisë Kurti në këtë kuptim nuk do të thotë shumë, për kthim në tavolinën e bisedimeve është e nevojshme formimi i qeverisë së re në Prishtinë. As rrethanat globale që kanë të bëjnë me pandeminë Corona nuk i shkojnë në favor të vazhdimit.

Sipas analistëve serbë rënia e qeverisë Kurti nuk ishte befasi, por momenti kur ndodhi gjithsesi ishte.

“Kjo duket bizare, në momentin e pandemisë dhe paralajmërimit të përkeqësimit të gjendjes në botë dhe në Amerikë, politika e jashtme amerikane merr vendim për rrëzimin e qeverisë në Prishtinë. Shumë e pazakonshme”, ka thënë një burim diplomatik për “Blic”.

Sipas po këtij burimi kjo tregon synimin e ShBA-ve që sa më parë të zgjedh nyjën e Kosovës dhe margjinalizimin e rolit të BE-së ndonëse në fillim nuk dukej kështu.

Pse do të jetë vështirë zgjidhja në vitin 2020?

Nëse parashikohet se qeveria e re e Kosovës kërkon disa muaj për formim dhe deri atëherë edhe situata shëndetësore do jetë më pak e rëndë, ka sfida tjera që pa, mundësojnë dialogun.

“Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme vijnë zgjedhjet në Serbi brenda 60 dite. Vjen vera kur punohet më pak dhe pastaj zgjedhjet amerikane, kështu që është vështirë të mendohet se Kosova do të jetë në fokus” thotë ky burim.

Si sqaron për “Blic” një nga biseduesit se Kurti në një formë është lufta e Amerikës dhe Gjermanisë për dominim në këto hapësira.

“Kurti ishte zgjidhja gjermane, një tjetër hap i ngutshëm dhe parakohshëm” tha ai.

Kurtit përmes të dërguarit të Trampit, Grenell iu tha të zgjedh mes Gjermanisë dhe Amerikës dhe si duket ai zgjodhi anën e gabuar. Prandaj kjo është një fitore e madhe e Uashingtonit në Ballkan.

Për këtë kjo është fitore e ShBA-ve që luajtën në Thaçin dhe Mustafën.

“Kurti vendosi për anën e gabuar” andaj sipas të gjitha gjasave qeveria e re do të jetë nën kontroll të Amerikës.

“Amerikanët para së gjithave insistojnë në zgjidhje ekonomike e më pak në njohje” thotë burimi.

Si dihet në javën që shkoi deputetët votuan mocionin ndaj qeverisë Kurti me 82 vota për dhe 32 kundër. Për këtë votuan edhe LDK që nisën mocionin dhe që u mbështet nga opozita përfshirë PDK e Veselit.

Vuçiq e Thaçi do të vazhdojnë bisedimet po me gjasë vetëm vjeshtës.

Ndërkohë Gjuriq ka ftuar LS që të mbahet anash nga konflikti dhe situata e krijuar në Kosovë në mënyrë që të orientohen në ruajtjen e interesave serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

13 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago