Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit, është paralajmëruar një takim urgjent mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
Media serbe në Kosovë “KoSSeV” shkruan se ka mësuar “jo zyrtarisht” se është caktuar një takim urgjent i thirrur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bratislav.
Gazeta Insajderi ka provuar të konfirmoj këtë takim nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu por, ai tha se ende nuk është konfirmuar.
Çfarë shkruan gazeta serbe?
“Kossev jozyrtarisht mëson që një takim emergjent mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është organizuar në Bratisllavë me kërkesë të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak,” – shkruan kjo gazetë.
Mesnatën e së dieles Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike pas mesnatës me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me të cilin biseduan për situatën paszgjedhore dhe kryetarët e rinj të cilët kanë nisur punën në godinat zyrtare komunale. Ky i fundit bisedoi me Sekretarin Gjeneral të NATO’s, Jens Stoltenberg, ku që të dy i bënë thirrje kryeministrit “të mos merr vendime të njëanshme dhe destabilizuese”.
Borrellit, siç njoftoi Kurti në Twitter, i tha shkurt dhe prerë: kryetarët do të kryejnë shërbimet për të gjithë qytetarët, ndonëse pjesa veriore e vendit i ka ndëprerë të gjitha shërbimet e tyre, edhe mësimet në shkolla, për të protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur me 3% të pjesëmarrësve (shqiptarë) dhe afro 13 votues serbë gjithsejt.
“Pata një bisedë telefonike me Josep Borrell në lidhje me çështjet aktuale, përfshirë ato pas zgjedhjeve në katër komunat veriore. I theksova se kryetarët e zgjedhur do të kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët. E rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike”, shkroi Kurti.
Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s njoftoi se me kryediplomatin evropian kërkuan që “Prishtina duhet të deeskalojë situatë dhe të mos merr hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.