Mediet pro Kremlinit: 10 mijë ushtarë rusë janë vrarë që prej fillimit të luftës

Pothuajse 10,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në luftën në Ukrainë që kur Rusia hyri për të pushtuar vendin katër javë më parë , sipas raporteve të shifrave nga ministria e mbrojtjes në Moskë.

Një gazetë pro-Kremlinit tha se 9,861 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë dhe 16,153 u plagosën, ka raportuar Wall Street Journal.


Sipas Moscow Times, informacioni u përfshi në një artikull të botuar në faqen e internetit Komsomolskaya Pravda të dielën në mbrëmje, ende i aksesueshëm në internet, por që aktualisht është modifikuar, duke mos iu referuar më numrave të dyshuar të viktimave.

Artikulli në Komsomolskaya Pravda u zbulua nga Yaroslav Trofimov, kryekorrespondenti i Wall Street Journal dhe u ribotua në Twitter nga shumë përdorues. .