Russia's Prime Minister Dmitry Medvedev speaks at meeting in the Crimean capital Simferopol, on March 31, 2014. Medvedev visited today Crimea, the first Russian leader to travel to the Black Sea region after Moscow seized it from Ukraine. AFP PHOTO / RIA-NOVOSTI /POOL / ALEXANDER ASTAFYEVALEXANDER ASTAFYEV/AFP/Getty Images
Refuzimi i Ukrainës dhe fuqive perëndimore për të njohur kontrollin e Krimesë nga Moska, përbën një “kërcënim sistematik” për Rusinë dhe çdo sulm i jashtëm në rajon do të nxisë një përgjigje të “Ditës së Gjykimit”, tha të dielën ish-president Dmitry Medvedev.
Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Detit të Zi nga Ukraina në vitin 2014, pasi një president pro-Moskës në Kiev u rrëzua pas protestave masive në rrugë. Moska më pas mbështeti gjithashtu separatistët e armatosur pro-rusë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, shkruan Reuters.
Në rast të një sulmi në Krime, Medvedev ka thënë se “Dita e Gjykimit do të vijë shumë shpejtë dhe do të jetë e vështirë. Do të jetë shumë e vështirë të fshihesh”.
Medvedev nuk dha detaje, por më parë ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për rreziqet e përpjekjes për të ndëshkuar një fuqi bërthamore si Rusia për veprimet e saj në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të rrezikojë njerëzimin.
Komentet e tij u transmetuan një ditë pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se Krimea, të cilën pjesa më e madhe e botës e njeh ende si pjesë të Ukrainës, mund të jetë një objektiv për raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA, të vendosura së fundmi nga Kievi teksa lufton me forcat ruse.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…