FOTO&VIDEO

Menaxhmenti i BQK-së që varfëroi kosovarët, organizon mbrëmje gala në Emerald – këndon tenori Ramë Lahaj

Pas vendimit për shtrenjtimin varfërimin e kosovarëve edhe ashtu të varfër me rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve për 26 për qind, menaxhmenti i Bankës Qendrore të Kosovës, ka organizuar një mbrëmje luksoze në një prej hoteleve më të shtrenjta në Prishtinë.

Pavarësisht paralajmërimit për protesta, menaxhmeti do të festojë 20 vjetorin e themelimit të BQK-së, në hotelin “Emerald”, shkruan Indeksonline.

Në këtë festë në të cilën do të këndojë tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, pritet të ketë edhe mysafirë nga politika. Festa është quajtur gala mbrëmje e organizuar vetëm për stafin menaxhues që kanë paga shumë të larta.

Ndërkohë, para se të mbahen protestat e paralajmëruara, për të premten dhe të shtunën, kundër rritjes së tarifave për sigurim të automjeteve për 26 për qind, Banka Qendrore e Kosovës ka thirrur një konferencë për media, temë e së cilës do të jenë pikërisht tarifat e ngritura.

Ftesa e radhës për protestë kundër kësaj rritjeje është bërë të hënën në grupin “Merakli të kerreve”, në rrjetin sociale “Facebook”. Në një postim në këtë grup qytetarët janë ftuar në protestë të premten e kësaj jave.

“Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media, si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet, në mënyrë që të arrijmë synimet tona”, thuhet në ftesën e bërë në grupin “Marakli t’kerreve”.

Në këtë ftesë janë dhënë edhe sqarimet për kohën dhe vendin e mbajtjes së saj. “Duke e ditur këtë fakt i cili prek xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do të rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 nëntor 2019 (e premte ) nga ora 13:00 grupi ‘Marakli t’kerreve’ organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën ‘Luan Haradinaj’ pranë BQK-së”, thuhet në këtë ftesë.

Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se kanë marrë të gjitha masat për protestën e cila do të mbahet më 22 nëntor pranë objektit të BQK-së.

Ata përmes një njoftimi për media thonë se janë të njoftuar zyrtarisht për organizimin e protestës, derisa shtojnë se kanë ndërmarrë veprimet e duhura për të mundësuar rrjedhën normale të protestës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

22 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago