LAJME

“Mendo” kundër radikalizmit fetar

Një dekadë pas fillimit të “Pranverës Arabe” dhe fillimit të luftës në Siri, në Kosovë ende ekziston shqetësimi për pasojat dhe ndikimin që shkaktoi shkuarja e shumë të rinjve në luftërat e grupeve terroriste.

Instituti për Siguri, Integrim dhe Deradikalizim të premten ka organizuar një tryezë ku janë diskutuar këto çështje.

“Për të prekurit nga fenomeni i shkuarjes në Siri, kujtimet janë akoma të pranishme. Individët që i kanë fryrë zjarrit dhe individët që kanë keqpërdorur njerëzit, akoma janë aktiv ndonëse duke ndërruar formën e veprimit. Pasojat janë akoma të pranishme dhe dhimbjet janë të përhershme”, kanë thënë që në hyrje të lansimit të kësaj kampanje themeluesit e organizatës.

Mes pjesëmarrësve që ishin përfaqësues të Qeverisë, Bashkësisë Islame dhe organizatave ndërkombëtare, një i kthyer nga Siria ka folur për përvojën personale. Albert Berisha në vitin 2013 kishte shkuar në Siri për t’iu bashkuar luftës për rrëzimin e presidentit Bashar al Assad.

I kthyer nga ajo luftë, në Kosovë u përball me drejtësinë dhe mbajti burgun mbi akuzat për pjesëmarrje në luftëra terroriste. Ka kohë që ai angazhohet dhe punon kundër radikalizmit fetar.

Gjatë lansimit të fushatës “Mendo” ai ka numëruar disa nga faktorët që kanë nxitur radikalizmin. Përveç faktorëve ekonomikë e socialë ai ka përmendur edhe faktorin politik.

“Atë kohë Ministria e Punëve të Jashtme, mbështeti opozitën në Siri. Dhe ky rreshtim i politikës së Kosovës, neve na dha një sinjal të gjelbër se jemi në anën e duhur dhe se po shkonim në një mision human”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, e keqja më e madhe është se një numër imamësh asnjëherë nuk pranuan gabimin që bënë duke ndikuar mbi njerëzit që dëgjonin predikimet e tyre. Madje, thotë se individët që keqpërdorën besimin e njerëzve janë ende aktivë, por kanë ndryshuar formën e veprimit.

Përvojën e tij direkte në luftën e Sirisë, por edhe njohjen nga afër me personat që thotë se ishin viktimë e një organizimi për dërgimin e të rinjve në luftërat e Lindjes së Mesme, synon ta ndajë me të rinjtë që lehtësisht ende mund të radikalizohen.

Në tryezë ka folur edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, imami Vedat Sahiti, ku ka numëruar fajtorët e radikalizmit. Ai ka përmendur shumë faktorë socialë e ekonomikë, madje edhe ndikimin e diskursit publik në media, por nuk ia kanë vënë ndonjë faj Bashkësisë Islame për krejt këtë problem.

Zv. kryeministrja Emilia Rexhepi ka thënë se Qeveria duhet të forcojë tutje mekanizmat kundër radikalizmit që burojnë nga strategjia kundër terrorizmit, si dhe të mbështesë më shumë fushata kundër kësaj dukurie. Pjesëmarrësit e tjerë në diskutim kanë theksuar nevojën për reforma në arsim, derisa nëpërmjet paraqitjes online janë ndarë edhe përvoja nga shtetet e tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago