Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve. Janë të dhënat e Institutit të Statistikave që nxjerr në pah se kjo markë po blihet gjithmonë e më shumë, duke lënë pas “Mercedez Benzin”.
Vetëm në 3 muajt e parë të vitin 2023, fondi i autoveturave në vendin tonë është rritur me 8%. Në Shqipëri janë regjistruar 14.460 mjete të reja që u përkasin 276 markave.
Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka “Mercedez Benz” me 16,3%.
Kryeqyteti mban vendin e parë për numrin e mjeteve të reja të regjistruara në 3 muajt e parë të vitit, pasuar nga Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.
Por më pak mjetë të reja janë regjistruar në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës.
Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…