Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë për mediat pas lajmeve të publikuara këtë të premte nga mediat ruse dhe dyshimeve të ngritura nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë.
Ministria e Jashtme i mohon kategorikisht këto pretendime dhe në shenjë proteste ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, mbyllet reagimi i Ministrisë.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…