Një kosovar është dënuar me 450 euro gjobë në Prishtinë për shkak se ka puthur të dashurën në vend publik. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 28 të muajit të kaluar afër një klubi të natës në kryeqytet.
Sipas Kallxo.com, shtetasi i Suedisë u dënua bazuar në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.
Te përshkrimi i kundërvajtjes, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, oficerët e Policisë kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.