LAJME

“Merre për nuse tani”- Fiqiri Mjeshtri u kthye nga emigrimi pasi 14-vjeçari i ngacmoi vajzën, i vrau djalin dhe burrin e tezes

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi që trondit mesditën e sotme Klosin. Mësohet se gjithçka ka nisur nga ngacmimet në Instagram që 14-vjeçari Renato Hasula bënte ndaj vajzës 16-vjeçare të autorit Fiqiri Mjeshtri.

Ky i fundit, pasi ka mësuar për ngacmimet ndaj të bijës, është kthyer nga emigrimi dhe ka lënë një sqarim për t’u takuar në lokal. 14-vjeçari Renato Hasula është paraqitur në takim së bashku me babain e tij, Eglantin Hasula, ndërsa Fiqiri Mjeshtri i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri.

Në tavolinë, janë bashkuar dhe 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Liri Shira, kjo për shkak se dy të miturit janë djem tezesh.

Burime bëjnë me dije se Fiqiri Mjeshtri i kishte kërkuar Renato Hasulës që të martohej me të bijën e tij pas ngacmimeve që ai kishte bërë ndaj saj, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar duke ia fyer dhe vajzën se nuk ishte e denjë për të.

Pas këtij refuzimi, debati ka degraduar dhe Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me armë zjarri ndaj palës përballë, duke lënë të vdekur babë e bir, Liri dhe Kenado Shira (të cilët iu bashkuan debatit rastësisht për shkak të miqësisë), ndërsa plagosi 14-vjeçarin Renato Hasula dhe babain e tij Eglantin Hasula.

Mësohet se 14-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa babai i tij, Eglantin Hasula në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës.

Policia arrestoi dy vëllezërit Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa vëllai tjetër i tyre, Fiqiri Mjeshtri, autor i krimit, u gjet i vdekur rreth 900 metra larg banesës së tij dhe dyshohet se ka vrarë veten.

Nga të shtënat me armë mbeten të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula mbetën të plagosur. Ndërkohë, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi pasi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

Në vendin e krimit uniformat blu kanë gjetur 5 gëzhoja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

4 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago