Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke u përballur me presion në rritje për të lehtësuar masat e izolimit si dhe për të rihapur shkollat, duke marr parasysh se numri i rasteve të reja me koronavirus si dhe vdekjeve të shkaktuara prej saj në vend është në rënie të vazhdueshme.
Gjermani raportoi 2.537 raste të reja sot, duke shënuar kështu ditën e tretë radhazi me një numër në ulje të personave të infektuar me koronavirus.
Ditën e shtunë, Gjermania shënoi 4.133 raste të reja, ndërsa ditën e dielë shënoi 2.821 duke shënuar në një total prej 123.016 personash të infektuar. Gjithashtu, edhe numri i vdekjeve shënoi ulje.
Rënia e numrit të rasteve vijnë mes raporteve tronditëse se grupe të rinjsh po sulmojnë policinë me mjete të forta ndërsa ajo përpiqet t’i largojë nga zonat ku ndodhen për të respektuar rregullat e distancimit social.