BOTA

Mes protestave dhe gjakderdhjes, Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!

Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet për veprim ushtarak kundër Iranit, ndërsa raportet për rritjen e numrit të viktimave nga shtypja brutale e protestave po dalin gradualisht në dritë.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Trump tha se SHBA-të kanë një prani të madhe ushtarake që po lëviz drejt rajonit.

“Kemi një flotë të madhe që po shkon në atë drejtim, shpresoj të mos kemi nevojë ta përdorim”, u shpreh ai, duke shtuar se Washingtoni po e ndjek Iranin “shumë nga afër”.

Pentagoni nuk i ka konfirmuar deklaratat e Trumpit, por Associated Press raporton se grupi luftarak i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ndodhet në Oqeanin Indian, drejt Lindjes së Mesme.

Protesta, bllokadë komunikimi dhe shifra kontradiktore

Irani ka pasur valë protestash mbarëkombëtare që prej dhjetorit 2025. Më 8 janar, autoritetet iraniane ndërprenë plotësisht internetin dhe komunikimet telefonike ndërkombëtare, duke e bërë pothuajse të pamundur verifikimin e numrit real të viktimave.

Qeveria iraniane pranon 3 117 të vrarë, përfshirë forcat e sigurisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut flasin për shifra shumë më të larta. Agjencia HRANA raporton mbi 5 mijë të vrarë dhe rreth 26 800 të arrestuar, duke e cilësuar këtë si represionin më vdekjeprurës që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Organizata Iran Human Rights ka verifikuar të paktën 3 428 viktima, përfshirë gra dhe fëmijë.

OKB: T’i jepet fund represionit

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, i bëri thirrje Teheranit të ndalë “represionin brutal”, duke deklaruar se përdorimi i forcës ekstreme nuk mund të adresojë pakënaqësitë e popullit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian njoftoi për 200 arrestime të reja në disa provinca.

Garda Revolucionare paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin

Irani ka akuzuar SHBA-të dhe Izraelin për nxitjen e protestave. Garda Revolucionare paralajmëroi se është “me gishtin në këmbëz”, ndërsa zyrtarë të lartë iranianë deklaruan se çdo sulm amerikan do t’i bënte interesat dhe bazat e SHBA-ve objektiva legjitime.

Trump, nga ana e tij, tha se çdo sulm i ardhshëm amerikan do t’i bënte operacionet e vitit të kaluar “të duken si kikirikë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago