LAJME

Mes tensionesh, kryetari i Leposaviqit hyn në komunë

Policia e Kosovës ia ka mundësuar kryetarit të ri të Leposaviqit të hyjë në komunë.

Para hyrjes së kryetarit, në Leposaviq pati tensione, ndërsa T7 raportoi se aty u dëgjuan edhe të shtëna me kallashnikov.

Në pamjet e Televizionit 7 shihet momenti kur, pasi shpërndahet turma, Kryetari i Leposaviqit arrin para objektit të komunës, i përcjell nga policë të armatosur.

Para Leposaviqit, Policia shpartalloi turmat në Zveçan dhe Zubin Potok, ku tashmë kanë hyrë kryetarët e rinj në komuna.

Turmat u mblodhën mesditën e sotme për të pënguar hyrjen e kryetarëve të rinj, që janë të gjithë shqiptarë, pasi nëpër qytete u dëgjuan sirenat.

Raportohet se në këto qaste situata në Zubin Potok dhe Leposaviq është shtensionuar.

Ndërkaq, në Leposaviq kanë nisur të vendosën barrikadat. Disa prej tyre i ka larguar Policia e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago