Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sulmuar edhe një herë ashpër kreun e KED Ardian Dvorani duke mbrojtur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha nga kritikat e fundit të Partisë Socialiste.
Përmes një prononcimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit e ka cilësuar si skandaloz” presionin politik ndaj Tushës, duke cilësuar Dvoranin si “Katica” e Reformës në Drejtësi, ku Meta i referohet ish-kryeprokurores maqedonase Katica Janeva, e arrestuar me akuzën e korrupsionit.
Për Metën, Dvorani “donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë”, duke shtuar se provat ndaj tij po shtohen, sepse “garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”.