POLITIKE

Mihailo i Malit të Zi: Ju tregoj se ç’përfaqëson Kisha Ortodokse Serbe

Në kulmin e një përplasjeje serbo-malazeze për shkak të Ligjit të Fesë në Mal të Zi, Metropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze Mihailo, akuzoi Kishën Ortodokse Serbe si një organizatë politike që sipas tij mban peng tre vende në rajon.

Problemi i sjelljes dhe veprimeve të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi nuk është vetëm problemi ynë. KOS është bërë një problem ndërkombëtar sepse veprimtaria e saj politike në Ballkanin Perëndimor përfaqëson një frenin për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe integrimin në BE. Ajo mban peng tre shtete: Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën.

“Ajo po përpiqet që të ndalojë Maqedoninë, dhe veçanërisht Malin e Zi, në rrugën e saj drejt BE-së, dhe në planin afatgjatë ta kthejë atë në sferën e ndikimit rus”, shtoi më tej kleriku i lartë malazez.

Sipas tij, KOS është “mjeti i pashpjegueshëm” i ndikimit rus dhe politikës ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Asnjë politikan i madh në Serbi dhe Republika Srpska nuk mund të marrë një vendim të madh politik, pa miratimin e KOS-it, kështu që çështjet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor nuk do të zgjidhen kurrë: çështja e unitetit të Bosnjes, çështja e Kosovës dhe çështja e integrimit”, tha Mihailo.

Kisha Ortodokse Serbe po demonstron fuqinë e saj këto ditë, si në Mal të Zi, ashtu edhe jashtë Malit të Zi, Vuçiq po ndjek një politikë konfuze në lidhje me atë që po ndodh në Mal të Zi dhe më gjerë, në lidhje me miratimin e Ligjit për Lirinë e Fesë, dhe jam i bindur që ai dëshiron eliminojë ose të paktën zvogëlojë ndikimin politik të KOS-it”, argumentoi Mihailo.

Në gjykimin e tij, për shkak të sekularitetit dhe mungesës së mekanizmave, bashkësia ndërkombëtare është e detyruar të ndikojë në organizatat fetare përmes veprimeve politike.

“Kështu ndodhi edhe në vitet 1990, kur duhej të rrëzohej regjimi i Slobodan Milloseviç, i cili ishte gjithashtu një problem malazez, rajonal dhe ndërkombëtar”, tha kreu i Kishës Ortodokse Malazeze.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago