Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri festojnë sot festën e Fiter Bajramit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të besimit islam.
Kjo festë vjen për çdo besimtar pas muajit të sakrificave të Ramazanit, ku të gjithë agjëruan për 30 ditë për të pastruar trupin dhe shpirtin, si dhe për të treguar devotshmërinë ndaj Zotit.
Ashtu edhe si çdo vit, besimtarët shqiptarë u mblodhën sërish në sheshin Skënderbej për të falur namazin, i cili u drejtua nga Kreu i KMSH, Bujar Spahiu.
“Të tregojmë kujdes ndaj prindërve, fqinjëve dhe cilido që ka nevojë për ne. Zoti na faltë mëkatet. Zoti e bekoftë familjen dhe kombin tonë”, tha mes të tjerash Spahiu.
Mesazhi i faljes së sotme iu dedikua dashurisë edhe solidaritetit ndaj të pamundurve dhe kjo njihet edhe si dita e dhurimit.