Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota fillojnë këtë të mërkurë Pelegrinazhin e Haxhit, një nga Pesë Shtyllat e Islamit. Miliona myslimanë nga e gjithë bota udhëtojnë drejt qytetit për të marrë pjesë; Arabia Saudite tha se 1,475,230 pelegrinë nga jashtë kanë mbërritur që nga e diela.
Mes temperaturave në rritje dhe sfidave logjistike, pelegrinazhi është bërë gjithnjë e më shumë një provë qëndrueshmërie si për pelegrinët ashtu edhe për qeverinë saudite, shkruan A2 CNN.
Pelegrinët e vitit të kaluar u përballën me temperatura që arritën deri në 47 gradë Celsius dhe më shumë se 1300 njerëz humbën jetën.
Këtë vit, autoritetet saudite këshillojnë kujdes nga rrezet e diellit, duke u thënë pelegrinëve të shmangin daljen gjatë ditës dhe zbulimin e kokës, përveç ritualeve dhe nëse është e nevojshme.
Arabia Saudite ka ndaluar fëmijët nën 12 vjeç nga Haxhi i këtij viti, një nga ndryshimet më të mëdha të politikave në vitet e fundit.
Riadi thuhet se e prezantoi ndalimin si një masë paraprake për sigurinë e fëmijëve gjatë pelegrinazhit, i cili mund të jetë një mjedis i rrezikshëm për ta për shkak të turmave të mëdha.
Fëmijët janë të përjashtuar nga kryerja e Haxhit dhe nuk janë të detyruar të përmbushin detyrime të tjera islame, si lutja dhe agjërimi, derisa të arrijnë pubertetin.
Por kjo nuk i ndalon disa prindër të duan t’i çojnë fëmijët e tyre për të përjetuar Haxhin dhe për të parë vendin më të shenjtë në Islam, Qaben, strukturën e zezë në formë kubi që është pika qendrore për lutjet e përditshme.
Qeveria ka derdhur miliarda dollarë në zgjerimin e infrastrukturës në Mekë dhe Medinë, duke ndërtuar shtigje shumëkatëshe, trena me shpejtësi të lartë dhe sisteme të sofistikuara të kontrollit të turmave, përcjell A2 CNN.
Në përgatitje për sezonin e haxhit të këtij viti, zyrtarët thonë se po zgjerojnë rrugët që të ulin temperaturat sipërfaqësore me disa gradë. Dronët do të përdoren gjithashtu për të monitoruar lëvizjet e pelegrinëve.
Haxhi zhvillohet një herë në vit gjatë një periudhe specifike në muajin e fundit të kalendarit islamik. Shumica e pelegrinëve udhëtojnë për në Arabinë Saudite shumë kohë më parë, duke e përdorur kohën për të vizituar qytetin e shenjtë të Medinës, për t’u lutur në xhaminë e madhe të Mekës dhe për të kryer një pelegrinazh më të vogël të quajtur Umrah.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…