BOTA

Mijëra njerëz protestojnë në Bruksel për rritjen e kostos së jetesës

Mijëra njerëz kanë dalë për të protestuar në rrugët e Brukselit të mërkurën për shkak të rritjes së kostos së jetesës, shkruan Euronews.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, faturat e fryra të energjisë dhe zhgënjimi me politikanët e punëdhënësit, bënë që mbi 10 mijë njerëz të dalin në protestë.

Të veshur me të gjelbër, blu dhe të kuqe, ngjyrat e tri sindikatave kryesore, protestuesit thanë se duan që politikanët lokalë, kombëtarë dhe evropianë të reagojnë tani dhe të marrin masa të menjëhershme për t’i ndihmuar ata me barrën financiare të krizës.

Ata thonë se përgjegjësia është e politikanëve për të trajtuar çështjet tani dhe për të mos fajësuar gjeopolitikën.

“Unë kam punuar për 23 vjet dhe tani është hera e parë që kam vështirësi reale për të mbijetuar”, ka thënë Ludoviq nga Brukseli për Euronews.

Një tjetër punëtor i çelikut nga Charleroi, tha se beson se qeveria do t’i rregullojë problemet dhe do të gjejë zgjidhje.

Disa nga protestuesit kanë mbajtur parulla që bënin thirrje që një ligj i vitit 1996 mbi “mirëqenien e punëtorëve” të modifikohej në mënyrë që sindikatat të mund të negociojnë rritjen e pagave.

Sipas tyre, zgjidhja nuk është “dërgimi i faturës te Putini, por të gjejnë autonomi në politikën energjetike”.

Një grevë e përgjithshme në Belgjikë është planifikuar të mbahet më 8 nëntor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

14 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

18 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

20 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

22 orë ago