LAJME

Miku ia zë pritën ish-dhëndrit në Vitomiricë të Pejës, e kërcënon dhe ia thyen xhamin e veturës

Zënkat e familjes së gruas me dhëndrin, janë të shpeshta në vendin tonë. Madje me raste ato nuk marrin fund, as atëherë kur çifti vendos të ndahet.

Ngjarje të tilla jo rrallëherë kanë eskaluar edhe në përleshje brutale e kanosje serioze, siç ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Vitomiricë të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në një konflikt janë përfshirë një burrë dhe ish dhëndri i tij, që janë kapur si pasojë e një problemi të mëhershëm që kanë pasur mes vete.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për të dyshuarin B.R., i cili sipas informacioneve të para, ia ka zënë pritën viktimës në mes të rrugës dhe ka tentuar që ta ndalojë. Në pamundësi për ta bërë një gjë të tillë, i njëjti ia ka thyer xhamin e veturës dhe është larguar.

Përballë kësaj situate, i frikësuar dhe i shqetësuar, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

11 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago