Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një konferencë për media duke komentuar situatën e krijuar në Ukrainë pas invazionit rus, ka thënë se Serbia po qaset në mënyrë strategjike duke pritur atë se çka do të ndodh në Ukrainë.
Për Milanoviç, Serbia është aktualisht e dobët ushtarakisht dhe nuk mund të sulmojë askënd.
“Serbia është aktualisht në zjarre dhe nuk di si të sillet. Beogradi është duke luajtur një lojë, duke pritur që rusët të hyjnë në Kiev”, ka thënë Milanoviç kur u pyet nga gazetarët për mungesën e reagimit nga Beogradi ndaj sulmit rus në Ukrainë, raporton gazeta kroate, Index.hr.
Duke komentuar vlerësimet për konflikte të reja të mundshme në Ballkan, si ato që Serbia po synon në Kosovë, Milanovic u përgjigj në mënyrë ironike duke pyetur se me çka mund ta sulmoj Serbia Kosovën, me pistoleta uji?.
Ai theksoi se avionët rusë nuk mund të fluturojnë mbi vendet anëtare të NATO-s.
Milanoviç, tha gjithashtu se është koha që Beogradi zyrtar të vendos nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…