Militantët e grupit terrorist Al-Shabab kanë vrarë një ushtar amerikan dhe dy kontraktorë të mbrojtjes gjatë një sulmi në një bazë amerikane në Kenia.
Në një deklaratë të ushtrisë amerikane u tha gjithashtu se edhe dy amerikanë të tjerë nga Departamenti i Mbrojtjes mbetën të plagosur, por fatmirësisht janë në gjendje të qëndrueshme.
“Lutjet tona janë me familjet e shokëve tanë të ekipit që humbën jetën sot”, tha komandanti amerikan Stephen Townsend. “Ndërsa nderojmë sakrificën e tyre, le të forcojmë edhe vendosmërinë tonë. Krahas partnerëve tanë afrikanë dhe ndërkombëtarë, ne do të ndjekim ata që janë përgjegjës për këtë sulm dhe al-Shabab, i cili kërkon të dëmtojë amerikanët dhe interesat e SHBA”, shtoi më tej ai.
Autoritetet keniane thanë që në sulmin e mëngjesit të së dielës, militantët Al-Shabab shkatërruan avionët dhe automjetet amerikane.
Al-Shabab, të lidhur me Al-Kaeda-n, me bazë në Somali, morën përsipër sulmin dhe pohuan se luftimi intensive me forcat amerikane vazhdoi gjatë. Ky ishte sulmi i parë i Al-Shabab kundër forcave amerikane në Kenia.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…