“Dhe çka për Serbinë? Në atë vend hiç vështirë nuk është të jesh president, e madje edhe më lehtë të jesh kryeministër. Në atë vend, të gjithë janë të së njëjtës mendje”.
Kështu nisi të ironizojë me Serbinë, në rastin e fjalimit të tij në Knin të Kroacisë në “Ditën e Fitores”, presidenti kroat, Zoran Millanoviç.
Në një seri komentesh rreth qëndrimeve politike të Beogradit, Millanoviç shtroi disa pyetje – një për Kosovën.
“A është normale të mos e njohësh Kosovën?”.
“A është normale t’i dhëshë mbështetje Rusisë?”.
Në lidhje me akuzat për spastrim etnik dhe dëbim të serbëve nga Knini, Millanoviç tha se “është budallallëku i lidershipit serb” ajo çfarë duhet fajësuar, ngase refuzuan “planin Z4”.
“Kroacia ka pasur rrugëtim të vështirë dhe asgjë nuk i është dhënë falas, por gjithçka me çmim të lartë, me interesa të larta”.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ky vend është e vetmja gjë me rëndësi për neve, se jemi të vetmit që kujdesemi për të dhe se të gjithë tjerët janë vetëm vëzhgues”, raportuan mediat kroate.
Millanoviç kaherë liderëve serbë u është referuar thjesht si “zëdhënës të Aleksandër Vuçiç” dhe madje nuk i ka komentuar specifikisht.
“Shikoni, unë s’i dëgjoj fare deklaratate e këtyre heronjve të epokës së ligë të Serbisë”, përgjigjes Milllanoviç për gazetar.
“Vetëm një njeri flet në Serbi”, dhe ai njeri është “Aleksandër Vuçiç”.
“Këta të tjerët që dëgjoni ju, që të gjithë, janë vetëm zëdhënës të tij”, komentonte Millanoviç.
“Prandaj”, thoshte ai, ”nuk ka kuptim të diskutohet me ta. Ne jemi Bashkimi Evropian, ata s’janë”.
Vazhdimin e sjelljes së tillë të Serbisë, Millanoviç e konsideron, si stagnim permanent të Serbisë.