POLITIKE

Milori: Rama nuk e fitoi Shkodrën. Vota e Shkodrës, refuzuese për të djathtën

Gazetarja Mirela Milori thotë se nuk e ka fituar Kryeministri Rama Shkodrën, por se vota e Shkodrës është refuzuese për të djathtën për të ju dhënë atyre një mesazh.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetarja Milori thotë se opozita duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të reflektojë se pse dështuan dhe çfarë mund të bëjnë më mirë.

Mirela Milori: Nëse PD-të fillojnë me numra dhe nuk kuptojnë se mbi 200 mijë njerëz nga e djathta kanë refuzuar të dalin të votojnë dhe të kuptojnë se vota e Shkodës është votë refuzuese për të djathtën. Nuk e fitoi Rama Shkodrën. Shkodra iku djathtas përveç të gjithë influencës informale, iku atje ku mendoi se i dha mesazh të djathtës “që nuk jeni në terezi”. Kështu duhet ta lexojnë votën e Shkodrës të djathtët nëse duan votën e Tropojës dhe votën e Kamzës. Duhet të ulen me këmbë në tokë dhe të thonë që “deri tani, deri këtu erdhëm, përfituam sa patëm mundësi, u paguam për këtë punën që bëmë dhe hajde të shohim se çfarë tezash kemi të djathta, kë do të marrim, çfarë kemi në fokus”. Ose të ringrihen, ose të ikin. Do ta mendojnë që në 2025, jo vetëm që nuk do të fitojnë, por të paktën të ngjisin dishezën dhe të ja bëjnë të vështirë Ramës që të mos marrë ndonjë parlament me 88, 89, 90, 100 deputetë. Këta të thonë që të ja bëjmë të vështirë 2025-ën që të kenë disa gjëra në dorë dhe me kismet pastaj të thonë që të vijnë në pushtet. Të fillojnë analizën nga vetja dhe të hapen. Nëse kapen me njëri-tjetrin, atëherë të dalë ndonjë forcë tjetër dhe të vazhdojë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago