Ministri i Punëve të Brendshme të Repbulika Serpska (RS), Dragan Llukaç e ka qëlluar me shuplakë deputetin e NSRS Drashko Stanivukoviqin pas një grindjeje rreth flamurit të NATO-s në sallën e Kuvendit, raporton portali Klix, transmeton Koha.net.
Llukaç gjatë kohës që po mbante fjalë në Kuvendin Popullor të RS në lidhje me Programin e reformave në BeH, e kishte qortuar Stanivukoviqin, i cili bashkë me disa opozitarë të tjerë kishte futur në sallë flamuj të vegjël të NATO-s.
Flamujt ishin shenjë proteste, meqë Stanivukoviq konsideronte se (Millorad) Dodiku, përmes nënshkrimit në Programin e reformave, që dje i është dërguar NATO-s, ka shkelur “neutralitetin ushtarak të RS-së”.
Por Llukaç ndryshe komentonte punën e flamujve të NATO-s në sallë.
“Ndërsa po luftoja, mbi kokë më fluturonin avionët e NATO-s. Mendoja a do të më binin mbi kokë bombat. Atëherë ti ishe i vogël, por tani duhet t’i kuptosh disa gjera. Mos sjell më këso gjerash në Kuvend, ndryshe do të përfundosh si flamujt”, i thotë Llukaç.
Pas kësaj Stanivukoviq i afrohet Llukaçit me qëpllim që t’i sqarojë se si do të përfundojë, për ç’arsye Llukaçi përplasi letrat, e quajti majmun e pastaj e qëlloi, raporton Klix, transmeton Koha.net.
Për pasojë seanca ndërpritet.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…