Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën në shtetin ukrainas gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu.
Ministria e mbrojtjes franceze dhe italiane njoftuan se takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është cilësuar si miqësor.
“Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian.
Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse, raporton Ansa.
“Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri.
Ndryshe, krahas situatës në Ukrainë, ministrat diskutuan edhe për problemet në Mesdhe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…