Deputeti i Partisë së Progresit Demokratik (Partija e Demokrastkog Progresa), Drasko Stanivukovic, publikoi xhirimin të një zënke verbale me anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik i cili nuk i kurseu të sharat.
‼️ ДОДИК МИ ПРИЈЕТИ и ПСУЈЕ МАЈКУ у СКУПШТИНСКОМ РЕСТОРАНУ!
➡️ Ово се десило одмах након што ме је Лукач ударио.
💪 Вријеме је наш савезник. Исправићемо ову НЕПРАВДУ!
👍 ПАРК МЛАДЕН СТОЈАНОВИЋ ЧЕТВРТАК У 18 часова!
Дођите сви!!! pic.twitter.com/wPibBUsT0o— Драшко Станивуковић (@Stanivukovic_D) December 24, 2019
Stanivukovic së pari u sulmua nga ministri i punëve të brendshme të Republikës Serbe, Dragan Lukac, ku u ndërpre seanca pas këtij incidenti.
Deri te incidenti tjetër ndodhi jo në seancë por në restorantin e kuvendit të serbëve të Bosnjës ku shkëmbyen disa fjalë të ashpra, e u dëgjuan edhe të shara, me ç ‘rast Stanivukovic u largua nga tavolina e Dodik.
Seanca e kuvendit të Republikës Serbe kaloi me zhurmë të madhe kur ndodhi edhe incidenti kur ministri i punëve të brendshme të Republikës Serbe, Dragan Lukac e sulmoi fizikisht Stanivukovic.//gazetametro.net