POLITIKE

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq kërcënon Kosovën

Ministgri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka lëshuar një kërcënim serioz për Kosovën pasi kjo e fundit ka filluar me aplikimin e masës së paralajmërimit për ata që nuk i kanë zëvendësuar ende tabelat në RKS.

Vuçeviq tha se si ministër i Mbrojtjes nuk ka të drejtë të frikësohet nga situata në Kosovë, por se është i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm.

“ Vijat tona të kuqe janë: nuk ka Stuhi, Vetëtimë, jo 2004. Nëse ndodh një pogrom i serbëve, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate”, tha ministri i ri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në një paraqitje televizive.

Ai tha se Serbia ka një përgjigje të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm.

“Dhe çfarë mund të bëjë Serbia nëse ka përshkallëzime, shpërthime, tensione në rritje, trazira? Nuk mund të bëjmë asgjë?”, e pyeti prezantuesi, Vuçeviqin.

“Serbia nuk dëshiron destabilizimin e rajonit. Ajo nuk dëshiron, Zoti na ruajt, konflikte apo luftëra. Ne bëmë më shumë luftëra sesa duhej të kishim në shekullin e 20-të. Por administrata në Prishtinë duhet ta dijë se dëshira jonë për paqe, dialog dhe kompromis nuk është shenjë dobësie. Dhe nuk është kërcënim për askënd, ne nuk luajmë me ato gjëra. Këto nuk janë lojëra lufte! Ky është mesazhi i një shteti të përgjegjshëm. Kjo është një ftesë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve. Serbia nuk do të jetë thes i grushtimit”,  Vuçeviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago