POLITIKE

“Ministri” tinëzar, kapadai nuk ka ra në hundëlesh”

Reagime të shumta janë bërë në rrjetet sociale lidhur me sulmin e ulët të ministrit, Endrit Shala, ndaj gazetarit të “Indeksonline”, Ensar Ramadani, në oborrin e QKUK-së.

Image result for ensar ramadani
Gazetari i njohur, Përparim Isufi ka shtruar një pyetje se pse ende s’është arrestuar zyrtari i lartë i NISMA-s.

“Policia ende nuk e ka arrestu kete palo-minister qe tash e tutje do te jete palo-deputet”, ka shkruar ai në Facebook.

Nga ana tjetër, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin që i është bërë gazetarit.

“AGK dënon këtë sulm dhe çdo sulm tjetër fizik e verbal që bëhet nga politikanët dhe bartësit e institucioneve dhe fton policinë, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë të trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve. AGK në të njëjtë kohë inkurajon kolegët gazetarë që të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre dhe të mos ndalen para asnjë sulmi e kërcënimi”, thuhej në reagim.

Edhe gazetari shumëvjeçar, Agim Muhaxheri e ka quajtur tinëzar e kapadai ministrin Shala.

““Ministri” tinëzar, kapadai. I kërkoi telefonin, nuk ia dha, ha dajak nga “ministri” i Nismës, Endrit Shala. Grushtohet Ensar Ramadani, gazetari i Indeksonline derisa po kryente detyrën në hapsirat e QKUK, në orët e mbrëmjes të së martës (17 dhjetor 2019). I terrohen sytë, sulmon gazetarin.

Nuk arriti të përmbahet, të njeh deri në dhjetë… Ç’është më e keqja, sulmin e bën në prani të policisë.

Policët bënë seri ! Kë e ruan policia ? Kujtoi ai se është i veshur me petkun e qeveritarit… dhe nuk e kap paragrafi. Paragrafi i kapë edhe ministrat dhe çdo kapadai tjetër. Sulmi tinëzar i tij është flakaresh ndaj gazetarisë. Tipi edhe më heret ka pas probleme me ligjin. Ai është dënuar për vringëllimen e armës gjatë një ndeje në shtëpinë e shefit të tij partiak në Bajë të Malishevës. “Ministri” tinëzar, kapadai nuk ka ra në hundëlesh”, ka shkruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago