Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot vizitoi shqiptarët në Luginë për të parë gjendjen epidemiologjike atje dhe nevojat e shqiptarëve në përballjen me pandeminë.
Zemaj hyri në territorin e Serbisë me automjetet zyrtare që mbanin targat e Republikës së Kosovës, edhe pse të tillat nuk lejohen në shtetin serb, njofton Klan Kosova.
Nuk dihet nëse Zemaj është zyrtari i parë kosovar që udhëton në territorin e Serbisë me targa RKS. Por, ajo që dihet është se Serbia nuk lejon kalimin me targa kosovare.
Sipas marrëveshjes së Brukselit, secili qytetar me targa RKS, detyrohet që në territorin e Serbisë t’i vendosë tabelat e përkohshme të Serbisë.
Po ashtu, në fotografitë e vizitës shihet policia serbe afër veturave kosovare, por nuk pati reagim për këtë.
Zakonisht, qytetarët kosovarë që udhëtojnë drejt Serbisë duhet të mbulojnë targat RKS kur hyjnë në kufi dhe të paguajnë një shumë të hollash për targat provuese të Serbisë.
Hyrja e Zemajt me targat RKS ndodhi vetëm një ditë pas hyrjes së xhandarmërisë serbe për patrullim në zonën kufitare të Kamenicës.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…