Në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është miratuar Ligji për zgjerimin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
“Senati i SHBA ka miratuar ligjin me të cilin i mundësohet zgjerimi i autoritetit ekzistues Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta, si dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe”-thuhet në postimin e Ministrisë.
Ky insitutcion ak theksuar edhe rolin e rëndësishëm që sipas tyre e ka dhënë senatorja Shaheen për miratimin e këtij ligji.
“Paqja e qëndrueshme në rajon e më gjerë mund të sigurohet vetëm përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të sinqertë”-ka shkruar Ministria e Mbrojtjes.