Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për medie.
Hajdari gjatë konferencë ka thënë se shkarkimi i menaxhmentit të Postës, ishte në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike.
“Sot Bordi i përkohshëm ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe ky shkarkim është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike. Ndërmarrja kishte degraduar në tri vitet e fundit”, tha ajo.
|Posta e Kosovës ka planifikuar për marrjen e shërbimeve konsulente dhe konkretisht. Kjo konsulentë që është marr nga posta është pikërisht për shërbimet e rregullta dhe nuk ka qenë diçka specifike dhe ne si qeveri jemi të obliguar që ndërmarrja publike të veproje sipas ligjeve dhe detyrat që kemi për keqmenaxhimin e parasë publike. Gjithçka që është marr janë marr nga bordi i përkohshëm”, tha Hajdari.
Kryesues i Bordit të Postës së Kosovës, Mentor Reka tha se kontrollet financiare nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
“Raportet e auditimit të brendshëm që këto raporte ekspozohen deri në nivel të bordit dhe bordi ka për detyrë të merr vendime të caktuara. Disa nga gjetjet janë se kontrollet financiare të postës nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Kompania është në humbje për 19mln euro në vazhdimësi prej vitit 2012 deri në fund të vitit 2018”, tha ai.
Ndryshe, kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, ka thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behgjet Maliqi.