Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për referendumet e Rusisë në Ukrainë, u miratua të mërkurën me 143 vota.
Me shumicë votash, Asambleja i dënoi aneksimet ruse nëpërmjet referendumeve mbi territoret ukrainase, pasi Moska vuri veton në Këshillin e Sigurimit.
Në mesin e pesë vendeve që votuan kundër kësaj rezolute janë Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nicaragua, Rusia dhe Siria. Abstestuan 35 vende, ndërsa pro ishin 143 shtete.
Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, e quajti votimin një rezultat historik.
“Një rezultat historik. Përmendja e dëshpëruar dhe artificiale e rastit të Kosovës (& Tajvanit) nuk e mbrojti Rusinë nga një disfatë dërrmuese. 143 vende i thanë një JO të fuqishme luftës, JO referendumeve të rreme. Jo aneksimit të territorit. #QëndroniMeUkrainën”, shkroi në Twitter.
Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen dhe se Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori ukrainas./Tch/
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…