Misioni i fundit, momentet kur avioni ukrainas sulmon rusët para se të përplaset në tokë

Kherson mund të ketë qenë nën pushtimin rus prej disa ditësh, por ushtria ukrainase po vazhdon përpjekjet e saj si nga toka ashtu edhe nga ajri për ta rimarrë atë.

Së fundmi në rrjet është bërë viral video gjatë një beteje nga ajri e avionëve ukrainas kundër forcave ruse.

Në këtë video shfaqen dy Sukhoi Su-25 ukrainas duke sulmuar një falangë ruse në ditët e para të luftës.

Në video shihet se njëri prej tyre përplaset pak sekonda më vonë, ndërsa raportet tregojnë që edhe avioni i dytë u rrëzua. Të dy pilotët kanë humbur jetën, sipas të njëjtave burime nga ushtria ukrainase.