LAJME

Mitsotakis uron çiftin e parë homoseksual në Greqi! Pas miratimit të ligjit do të martohet edhe kreu i opozitës greke

Greqia është vendi i parë ortodoks që lejoi martesat e homoseksualëve

Dasma e parë e një çifti të të njëjtit gjini në Greqi është kryer në bashkinë e lagjes Nea Smirni në Athinë, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë vetëm persona nga rrethi i ngushtë familjar.

Parlamenti grek menjëherë sapo miratoi me shumicë votash projektligjin që lejon martesat e homoseksualëve, Stavros Gavriliadis dhe Dimitris Elefsiniotis, nuk kanë humbur kohë dhe janë martuar.

Ata jetonin së bashku prej 20 vitesh, kishin blerë një shtëpi dhe kishin tre fëmijë. Ligji i mëparshëm njihte vetëm një prej prindërve që ishte babai i tyre biologjik dhe jo partnerin e tij nëse sëmurej apo i ndodhte diçka.

Por ky fakt tashmë ka ndryshuar me ligjin e ri të miratuar në parlamentin grek që zgjidh shumë nga problemet për këto familje.

“Asgjë nuk ndryshon në përditshmërinë tonë, pasi ne jemi një familje prej disa vitesh. Por ajo që po ndryshon është se tani edhe shteti na njeh si një familje dhe jo si dy të ndara, sipas ligjit të mëparshëm”, ka thënë Stavros Gavriliadis.

Pas dasmës, vetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kontaktuar me çiftin e parë homoseksual duke dhënë urimet e tij.

Ndërsa para pak ditësh është bërë me dije edhe dasma e parë mes dy grave në vend, Danai Deligeorgi dhe Alexia Beziki, e cila do të zhvillohet në bashkinë e Athinës.

Edhe lideri i partisë opozitare greke Syriza Stefanos Kasselakis ka deklaruar se këtë verë do të martohet edhe ai në Greqi me partnerin e tij Tyler Mcbeth.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago