Sot në Republikën e Kosovës është bërë rivarrimi i një 39 vjeqareje nga Istogu nën dyshimin se ka vdekur nga koronavirusi, shkruan IndeksOnline.
Ky po del të jëtë një nga rastet më të rralla në botë që kur është shënuar rasti i parë i infektuar me Covid-19.
Sot S.K është zhvarrosur pasi që po dyshohet në arsyejen e vdekjes dhe është kërkuar që t’i bëhet obduksioni.
Kështu ka thënë për IndeksOnline drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.
“Sot është zhvarrosur trupi i S.Kukleci me kërkesë të familjes. Ata dyshojnë në arsyejen e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni” ka thënë ai.
Gjendja e së ndjerës nuk ishte stabile disa ditë dhe nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.
Pastaj u dërguar në QKUK ku kishte pas një ndërhyrje kirurgjiale e më pas i ishte rënduar gjendja.
Pas testimit të Covid-19 ajo kishte rezultuar ‘pozitiv’.