Hashim Thaçi, ka thënë se kurrë nuk ka qenë entuziast për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se e ka pasur obligim kushtetues, ta adresojë kërkesën e partive politike për një hap të tillë, pas shtimit të rasteve me koronavirus.
Kreu i vendit e ka quajtur momentum të mbyllur, kërkesën e tij për gjendje të jashtëzakonshme në kohën e Qeverisë Kurti, raporton KOHA
“Në jetën time e kam urryer fjalën e jashtëzakonshme. Unë kam pasur obligim kushtetues dhe ligjor që ta diskutojë dhe procedojë kërkesën e partive politike për gjendje të jashtëzakonshme, ajo që mund të them është se kurrë nuk kam pasur pretendim entuziast sa i përket asaj gjendje. Kam pasur për qëllim për të implementuar vullnetin e spektrit politik por para së gjithash shëndetin e qytetarëve”, ka thënë ai.
Ai tutje ka deklaruar se “ajo rrethanë që ishte në atë kohë ishte një rrethanë për të krijuar një mundësi pëe të mbrojtur qytetarin por ka kaluar edhe është momentum i mbyllur nga ana ime. Por është shumë me rëndësi që të respektohen rekomandimet”.
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…
Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…