Gazetarja dhe moderatorja turke, Dilara Gönder është bërë temë e diskutimit pas komenteve emocionuese në kanalin SHOW TV.
Reagimi i Gonder në transmetimin e drejtpërdrejtë, ku priti si të ftuar inxhinierin e gjeologjisë Ziyadin Çakır, u bë hit në rrjetet sociale.
“Ne jemi gjithmonë në provim. Por ne nuk po mund t’i kalojmë këto provime. Fleta e provimit është gjithmonë bosh. Le të shohim Marashin. Kjo është letra e provimit”, tha ajo.
Në komentin e Çakirit se fatkeqësisht si komb e kemi kujtesën e peshkut, ajo shtoi “Epo, edhe peshqit janë më të sigurt nën det. Peshqit e mëdhenj hanë peshq të vegjël, por edhe peshqit e vegjël janë më të sigurt se njerëzit që jetojnë në këto apartamente”.
Gazetarja duket se nuk ka mundur të përballon këto pamje dhe përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se është larguar nga puna.
“Ishte e vështirë të shkruaja, dhashë dorëheqje. Do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi dhe Ciner Media Group që më dhanë këtë mundësi deri më tani”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ndryshe, Siria dhe Turqia ka regjistruar mbi 193000 mijë të vdekur dhe mijëra të lënduar.