FOTO&VIDEO

Moderatorja e RTK-së shpërthen në lot teksa përmend masakrën e Krushës, ku iu vra edhe babai

Një moment shumë prekës ka ndodhur sot në lajmet e RTK-së. Moderatorja Vlora Fetoshi nuk i ka mbajtur dot lotët teksa po jepte lajmin për hapjen e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe.

Për Vlorën, ky nuk ishte thjesht një lajm i rradhës. Ajo është vetë vajza e një dëshmori; babai i saj është vrarë në masakrën e Krushës.

Teksa fliste për muzeun që do të kujtojë viktimat, kujtimi i babait dhe dhimbja e madhe bënë që ajo të shpërthente në lot para kamerave.

Përveç reagimeve të shumta nga publiku, një mesazh që ka emocionuar të gjithë është ai i vajzës së moderatores, Klesta Fetoshit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur krenarinë për forcën e nënës së saj, duke kujtuar se pas atij raportimi fshihet një jetë me mungesa.

“Ky nuk është vetëm një lajm që po jepet. Ky është zëri i mamit tim që dridhet prej një dhimbjeje që s’ka mbarim. Është zëri i një bije që ia morën babanë, i një vajze që u rrit me plagë, me mungesë dhe me padrejtësi. Për vite të tëra e ka mbajtur dhimbjen në zemër, me dinjitet e me forcë, pa u thyer kurrë. Sot, ajo dhimbje i doli në zë. Jam pafund krenare për ty mami, për zemrën që ke, për forcën që s’e ke humbur kurrë dhe për të vërtetën që vazhdon të jetojë në ty. Gjysma ime!“, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago