FOTO&VIDEO

“Mogli” i Kosovës, 52-vjeçari i apasionuar pas kafshëve të egra dhe shtëpiake

Hysni Rexhaj, është një fermer 52-vjeçar nga zonat rurale në jugperëndim të Kosovës, i cili është i apasionuar pas kafshëve. Kjo është dhe arsyeja që i dërgojnë shpesh herë mesazhe nëpërmjet rrjeteve sociale për ta lajmëruar për kafshë të gjymtuara, të cilat ai shpëton dhe i strehon në një kopsht zoologjik në fermën e tij.

Kosova nuk ka një institucion shtetëror i cili i vjen në ndihmë kafshëve të egra dhe prerja e paligjshme e pyjeve ka detyruar shumë kafshë të braktisin vendbanimet e tyre.

Në mesin e pacientëve të tij më të rinj, është një ujk 8-muajsh, Rambo, i cili ka shpëtuar pasi është përplasur nga një makinë. Në “kopshtin zoologjik” të ndërtuar nga vetë ai, ndodhet edhe një dhelpër që është qëlluar nga gjuetarët, një zog i egër më krahun e thyer dhe një drer foshnje, të cilin ai e ka rritur vetë, pasi iu mbyt e ëma.

Rexhaj shprehet se i është mirënjohës Zotit për aftësinë që ka ai për të komunikuar me ujqërit dhe kafshët e tjera. Ai shton më tej se njerëzit mbeten pa fjalë kur kafshët i binden urdhrave të tij dhe madje e kanë krahasuar me Moglin, personazhin kryesor në “Librin e Xhunglës”, i cili u rrit i rrethuar nga kafshët e egra në xhungël.

Përveç kafshëve të egra, pula, pëllumba, kuaj, lopë, fazanë dhe një struc, e kanë kthyer fermën e Rexhës në shtëpinë e tyre të re, të cilën ai e mban “gjallë” duke punuar tokën si dhe nga vizitorët që paguajnë një euro për hyrjen.

Sipas Rexhajt, ai mundohet t’i lëshojë në natyrë kafshët që janë shëruar dhe mban në kopshtin e tij ato që nuk mund t’ia dalin të vetme në natyrë.

Rexhaj u vendos në qendër të vëmendjes në 2017, pasi i vendosi kopshtit zoologjik emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si një shenjë mirënjohje ndaj Uashingtonit, si një ndër aleatet më të ngushta të Kosovës.

Kopshti zoologjik është i njohur tani si “Kopshti zoologjik Trump Ujku”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

29 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

2 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

4 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

7 orë ago