Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj sonte në Rubikon ka thënë se kreu i VV’së, Albin tash i është bindur të gjitha kërkesave të Ambasadës Amerikane, përderisa synon të marrë udhëheqjen e ekzekutivit.
‘’Nëse i keni pa intervistat e ambasadorit amerikan, është bërë e qartë pak e shumë se si zotëri Kurti i ka pranuar të gjitha kushtet nga zyra amerikane. Bashkëpunimi me Listën Srpska, vazhdimi i dialogut, Gjykata Speciale, lufta anti-korrupsion, bashkëpunimi me Hashim Thaçin’’, ka thënë ai.
Tutje Molliqaj ka konfirmuar se deri më tani, Kurti dhe Thaçi janë takuar dy herë.
”Tashmë janë dy takime që janë mbajtur mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçin. Njëra jashtë vendit, tjetri në Kosovë. Këto dy takime nuk janë bërë publike për publikun. Kanë pasë takime dhe s’kam asgjë kundër takimeve por pse s’kanë guximin dhe vullnetin që t’i bëjnë hapur, ashtu siç duhet’’, ka thënë Molliqaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…