Partia Socialdemokrate e ka sulmuar sonte kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Ata e gjuajtën kryeministrin me qese me qershi.
“Ashtu qysh e patë, kryeministri tash ka nisë me u mshefë, me hi skutave, e me hi dyerve të prapme, sepse ashtu e ka bë punën. Mbrëmë natën ka nënshkruar marrëveshje bartësi i tij, i cili ka pranu krejt marrëveshjet që më herët i kemi kundërshtu se bashku. Fakti që kryeministri i Kosovës tenton me hi msheftas, mshefet nga qytetarët në një takim publik, me Policinë e Kosovës, tregon më së miri se çfarë marrëveshje ka bo, sa të dëmshme janë ato dhe në çfarë gjendje ka përfundu kjo Qeveri Republikës së Kosovës” tha Molliqaj.
Ai e quajti Kurtin “frikacak” dhe “qyqar”. Në të njëjtën kohë, paralajmëroi që aksionet e PSD-së nuk do të ndalen.