Tetë shqiptarë, anëtare të një bande kriminale në Angli janë dënuar me 40 vite burg në total, për rrëmbimin e një anglezi, i cili hyri në fabrikën e kanabisit që grupi posedonte, njofton gjykata e Southampton.
Mediet e huaja raportojnë se gjykata kishte në duar provat e rrëmbimit dhe dhunës që shqiptarët kanë ushtruar kundrejt anglezit, një video që tregonte momentin kur 8 shqiptarët rrëmbejnë dhe godasin në mënyrë brutale burrin anglez.
Një nga anëtarët e bandës shihet duke mbajtur një pistoletë imituese, ndërsa një tjetër duke mbajtur një shkop metalik.
Sipas gjykatës, në momentin që një nga të pandehurit, me nofkën “kopshtari i kanabisit”, kuptoi se një i huaj hyri në fabrikën e drogës dhe thirri anëtarët e tjerë të bandës.
Pasi mbërritën ata e futën burrin në makinë dhe e mbajtën peng për 30 minuta dhe më pas e liruan.
Policia më vonë gjeti rreth 96 bimë kanabisi me vlerë 40 mijë paund.
Gjykata ka publikuar gjithashtu dhe emrat e tetë shqiptarëve të dënuar ne total me 40 vite burg.
Armando Topalli, 28 vje, Lavdrim Ismaili, 28 vjeç, Brixado Halilaj, 21 vjeç, Arben Lleshi, 31 vjeç, Aranit Topalli, 28 vjeç, Zef Gjoka, 29 vjeç, Edison Hoxha, 26 vjeç dhe Spartak Demiraj 31 vjeç.
Të gjithë janë akuzuar për rrëmbim, përveç Hoxhës i cili akuzohet edhe për prodhimin të lëndëve narkotike.
Vitet e dënimit për secilin shqiptar:
Armando Topalli – 7 vjet e 6 muaj
Bixiado Halilaj – 4 vjet e 6 muaj
Arben Lleshi – 4 vjet e 6 muaj
Spartak Demiraj – 4 vjet
Aranit Topalli – 6 vjet
Zef Gjoka – 4 vjet e 6 muaj
Lavdrim Ismaili – 4 vjet
Edison Hoxha – 3 vjet e 4 muaj