KRYESORE

“Mori ryshfet për të favorizuar të dënuarin”, SPAK “zbarkon” në Elbasan, arrestohet gjyqtarja dhe 4 persona të tjerë

Një gjyqtare në Elbasan është arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit. Abc mëson se bëhet fjalë për gjyqtaren Zamira Vyshka.

Sipas njoftimit të SPAK, familjarët e një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtares së çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Gjithashtu SPAK ka ekzekutuar masat “arrest në burg” për gjyqtarin Ilir Pashaj dhe shtetasit Taulant Ramollari dhe, Xhulio Musaj

Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2021. Shuma e përfituar e lekëve mësohet se është 400 mijë lekë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.209 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim  në caktimin e masës së dënimit.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr. 64 datë 21.07.2022 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 (pesë) shtetas.

Më datë 22.07.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.64 datë 21.07.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale për shtetasen Z. V., me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin I. P., me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale edhe për shtetasin A.T.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

42 minuta ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

21 orë ago