KRYESORE

“Mos guxo!” Biden paralajmëron Iranin pas informacioneve se mund të sulmojë Izraelin

”Mos e guxo!”. Ky ishte paralajmërimi i Presidentit të SHBA, Joe Biden, ndaj Iranit, teksa besojnë se ky shtet do të sulmojë Izraelin së afërmi.

Frika rritet për hakmarrjen iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e lartë në fillim të këtij muaji. Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë pas saj.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CBS se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti. ”Mos guxo” ishte thirrja e Biden.  “Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin, ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, theksoi presidenti amerikan.

Sipas informacioneve te zyrtarëve amerikanë, sulmi do të përfshinte dhjetëra raketa të cilat do të godasin objektivat ushtarake në Izrael. Kjo do te ishte sfiduese dhe dramatike, sipas tyre, pasi do të ishte tepër e vështirë të mbroheshe ndaj një sulmi në një shkallë të tillë.

“Ne dimë si të përgjigjemi”, ka thënë ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili ka theksuar gatishmërinë për t’u mbrojtur nga toka dhe nga ajri, ne bashkëpunim të ngushtë me partnerët, shtoi ai.

Vetë Teherani nuk ka treguar publikisht se si dhe kur do të reagojë ndaj Izraelit. Nëse sulmi do të kryhet  ekziston frika se kjo mund kthejë luftën e vazhdueshme të Izraelit kundër aleatit iranian Hamas në një konflikt shumë më të gjerë rajonal.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago